“I ke përcjellë ninullat me za”, Gold AG pretendon se ia nisi këndimit që në djep

Mediale Vip

“I ke përcjellë ninullat me za”, Gold AG pretendon se ia nisi këndimit që në djep

Më: 4 nëntor 2024 Në ora: 11:20
Gold Ag

Këngëtari i njohur, Gold Ag së fundmi në një intervistë ka treguar se si e ka zbuluar talentin në këndim.

Ai ka pretenduar se ka filluar këndimin kur ka qenë në djep.

“Sa i përket këngës e kom dashtë gjithmonë prej momentit kur nuk e di veten por më ka thënë nëna që kur të kam kënduar ninulla i ke përcjell me zë. As asaj nuk ia ka marrë mendja që mundem me u bo këngëtar se rrethanat kanë qenë të tilla në atë kohë kur kam lind unë në 86’të por këngët i kam dashtë gjithmonë prej klasës dytë të shkollës fillore gjithmonë kam imitu këngëtarë të ndryshëm të asaj kohe që kanë qenë. Kur u krye shkolla fillore se katër vjet të jetës i kam kaluar në shkollë të Preshevës katër të tjera në Prishtinë jam kanë në një grup të shokëve repera”, ka thënë këngëtari.

Sipas tij kushdo që e zbulon talentin e tij vonë nuk mund të ketë sukses.

“Kushëdo që e zbulon një talent të vetin 40 vjet nuk e di sa mundet me pas sukses, unë përshembull kurr nuk kam dit me lujt futboll edhe nuk është që dikush prej meje ka prit me qenë futbollist, basketin si sport e kam dasht kam luajtur por jo me pas pasion aq të flaktë sa mezi me prit me u qu neser prej gjumi me lu basketboll mendoj që çdo fëmijë prej i vogël i tregon disa sheja të vetat ku osht dhe ka është, jeta të dërgon gjithka mundet me pas një talent shumë të mirë por mundet me punu diçka tjetër”, u shpreh ai.

Më tutje ai ka thënë se përkrahjen më të madhe e ka pasur nga nëna.

“Përkrahjen më të madhe e kam pas prej nanës, nuk më ka pengu asnjëherë përkundër vështirësive financiare, nganjëherë e ka pas frikën çfarë këngë po bëj mos po gjej ndonjë telashe”.

@rtv.dukagjini

"M'ka thonë nana kur të kam këndu ninulla, ti i ke përcjell me za"/ Arian Agushi flet se si e zbuloi talentin e tij qysh në vëgjëli

♬ original sound - RTV DUKAGJINI
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat