Modelja, Heidi Baci, ka bërë një lëvizje të fortë duke fshirë të gjitha fotografitë me aktorin Romeo Veshaj nga profili i saj në Instagram, duke i dhënë fund zërave rreth ndarjes së tyre.
Heidi dhe Romeo u bënë çift gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania dhe vazhduan lidhjen edhe jashtë, por tani duket se kjo marrëdhënie ka marrë fund.
Jo vetëm që ka hequr postimet e tij, por ajo gjithashtu ka fshirë edhe Story-t e momentet që ata ndanë së bashku, duke shfaqur kështu një distancë të qartë nga lidhja e saj e mëparshme.
Në një postim të fundit në ‘InstaStory’, ajo tregoi se familja e saj kishte ardhur nga Italia për ta vizituar, ndoshta për ta mbështetur atë në këtë periudhë të vështirë.
Pas ndarjes nga Romeo, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe t’i japë fund karrierës së saj si moderatore.
Këtë vendim, ish-finalistja e Big Brother VIP Albania e shpalli gjatë javës së kaluar në episodin e fundit të emisionit “Goca & Gra”.
“Fillimisht, doja të shprehja mirënjohjen time për emisionin dhe për mundësitë që më ka dhënë,” tha Heidi me emocion. Ajo theksoi se ky largim është një vendim personal, i marrë me kujdes dhe pa qëllim për të shkaktuar polemika.
“Nuk dua të krijohen polemika, është një vendim i menduar për arsye personale. Duhet të rigjej veten, të rishikoj prioritetet e mia dhe të shoh ku do të jem”, përfundoi ajo. E emocionuar, Heidi theksoi se, ndonëse ka vlerësuar mundësitë, për të rëndësi ka të jetojë për veten, jo vetëm për punën.