Përballen sy me sy Drenusha dhe Atilla në Big Brother
Një surprizë e papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Drenusha Latifi është vënë përballë ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, i cili ka hyrë si banor i ri në shtëpi.
Ky moment i pazakontë dhe plot emocion ka shkaktuar reagime të ndryshme mes ndjekësve dhe fansave të spektaklit, të cilët janë kuriozë për dinamikën që do të krijohet mes tyre.
Pasi e pa ish-bashkëshortin të hyjë në shtëpi, Drenusha reagoi me qetësi, duke thënë se tashmë nuk ndien asnjë ndjesi ndaj tij. Ajo e bëri të qartë se marrëdhënia e saj me Atilla-n është një çështje e kaluar dhe se e vetmja gjë që i bashkon janë dy fëmijët që kanë së bashku.
Zeka për hyrjen e Atillës: Poshtëroi Drenushën
Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka pas hyrjes së ish-burrit të Drenushës, Atilla Kardesh në shtëpinë më të madhe në vend, ka thënë se ai ka poshtëruar ish-gruan e tij.
“Realisht ishte poshtërim”, tha Zeka për hyrjen e re.
Për të kuptuar më shumë, kuptojeni nga video e mëposhtme:
“Prita që po ma jep naj mesazh t’mirë”- Drenusha ia plas vajit pas hyrjës në BBVK të ish-bashkëshortit të saj
Pas përballjes me ish burrin e saj Atillën, Drenusha është shfaqur në një gjendje të rëndë emocionale.
Ajo shpërtheu në lot në dhomën e rrëfimit, teksa tha se e vetmja gjë që po e ngushëllon aktualisht është fakti që fëmijët e saj janë me nënën e saj.
Ndër të tjera, Drenusha u shpreh se ky person nuk do të ndërroj asnjëherë.
“Mendova që të paktën do ma ja një mesazh më tmirë. Por ai njeri nuk do të ndryshoj asnjëherë në jetën e vet”, u shpreh Drenusha.