Chris Hemsworth ndan detaje rreth gjendjes së tij shëndetësor

Mediale Vip

Chris Hemsworth ndan detaje rreth gjendjes së tij shëndetësor

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 00:42
Chris Hemsworth

Chris Hemsworth, aktori dhe ylli i njohur i filmit “Thor”, së fundmi ka ndarë informacione për shëndetin e tij.

Përkatësisht, ylli i Thor bashkëpunon me doktor Adeel Khan, një lider botëror në mjekësinë rigjeneruese dhe terapinë e qelizave staminale, shkruan Daily Mail.

Chris Hemsworth mësoi gjatë xhirimeve të një episodi të serialit “Limitless” se për shkak të kombinimit të gjeneve, ai ka pothuajse 10 herë më shumë shanse për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

Tani duket se ai po përballet me këto sfida me ndihmën e doktor Adeel Khan, një personalitet me famë botërore në fushën e mjekësisë rigjeneruese dhe terapisë me qeliza staminale.

“Fakti që Dr. Khan punon drejtpërdrejt me profesoreshën Mari Dezawa, e cila ishte pioniere në kërkimin e këtyre qelizave, më bindi se isha në duart e dikujt në krye të mjekësisë rigjeneruese”, shtoi aktori.

Në foto, Chris dukej shumë më mirë teksa pozonte me pantallona të zeza dhe një këmishë sportive të gjerë përkrah Dr Khan.

Ky mjek i njohur, i cili ka punuar me shumë të famshëm, duke përfshirë Zac Efron dhe Justin Baldoni, është i specializuar në terapi me qeliza staminale që premtojnë zgjidhje novatore për problemet shëndetësore.

Kujtojmë se Chris deklaroi në vitin 2022 se karriera e tij mund të ketë pasoja të rënda për shëndetin e tij. Me atë rast, ai mësoi se ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna e tij dhe një nga babai i tij, gjë që e bën atë tetë deri në 10 herë më shumë gjasa për të zhvilluar sëmundjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat