E mori me qira, i vendoset eksplozivi godinës së Kozakut

Mediale Vip

E mori me qira, i vendoset eksplozivi godinës së Kozakut

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 09:40
Kozaku.

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një ambient të marrë me qira nga personazhi i TikTok, i njohur si Kozaku.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 në godinën që ndodhet në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”.

Nga shpërthimi mësohet se ka pasur vetëm dëme materiale.

“Më datë 05.01.2024, rreth orës 03:55, në një godinë boshe, në rrugën dytësore “Tiranë-Vorë”, dyshohet se ka shpërthyer sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njoftimi i policisë.

Godina në fjalë, sipas burimeve, është marrë qira nga Kozaku, ku pritej të bënte një investim.

Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit, por policia po heton mbi konflikte të mundshme.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po punohet për identifikimin e autorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat