Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, është bashkuar mbrëmë (4 nëntor) me banorët e Big Brother VIP Kosova, ku tashmë qëndron edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha.
Gresa fillimisht e kishte ‘goditur’ duke i thënë se pse hyri me atë qasje arrogante, ndërsa Vullneti vazhdimisht pyeste se pse ishte ai aty, duke përmendur haptazi edhe akuzat për dhunë që Atilla ka.
Në një video të shpërndarë në X, ish-Twitter, shihet Atilla duke iu bashkuar Rezit, Mevlanit dhe Vullnetit në oborrin e shtëpisë.
Në fillim të videos, shihet Atilla duhe thënë: Çfarë ke me mua?
Rezi përgjigjet duke thënë: “Ç’ne që erdhe ti? Meqenëse erdhe ti, po dalim ne, të rrish ti se Allah, Allah, ku i dihet natën”.
Më tutje Rezi vazhdon: “Se po më pe me fustan mua që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na rrah, se na shikon si grua.