Drenusha dhe ish-bashkëshorti në Big Brother, me kë po qëndrojnë fëmijët e tyre?

Mediale Vip

Drenusha dhe ish-bashkëshorti në Big Brother, me kë po qëndrojnë fëmijët e tyre?

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 16:03
Drenusha dhe Atilla

Në puntatën e djeshme të “BBVK”, u bë pjesë e shtëpisë një banor i ri, Atilla Kardesh, i njohur si ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit.

Sigurisht, që ka kuriozitet se kush po kujdeset për fëmijët e dyshes pasi të dy prindërit gjenden në reality-show.

Sakaq avokatja e Drenushes, Saranda Keqekolla-Sadiku ka bërë me dije se fëmijët janë nën përkujdesjen e nënës së Drenushës.

E pyetur se a kanë qenë fëmijët të mendimit që të dy prindërit të jenë pjesë e këtij formati ajo u përgjigj: “Po, po normal që kanë qenë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat