Ish “Miss Kosova” edhe një herë po merr vëmendje, e këtë radhë pas episodit të mbrëmshëm në “BBVK”.
Produksioni ka vendosur që ta bëjë pjesë të showt ish bashkëshortin e ish miss-it, i cili nga Drenusha është akuzuar për dhunë psikike e fizike.
Ky akt nuk ka kaluar pa reagim publik, ku shumë njerëz po dënojnë hyrjen e Atilles në show.
Mbështetja për Drenusha Latifin është rritur në masë të madhe dhe kjo po bëhet edhe në faqen e saj në Instagram.