Vullneti ka zhvilluar sot një bisedë me konkurrentin e ri të BBVK-së, Atilla Kartesh, hyrja e të cilit shkaktoi bujë të madhe.
Ai në bashkë-bisedim e sipër e pyeti atë se cila është puna që ka bërë Atilla, me të cilën ndihet krenar.
E me të pranuar këtë pyetje, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, befasoi me përgjigjen.
“Fëmijët. Fëmijët janë të parët. Është krenaria. Po ka shumë, shumë”, iu përgjigj ai pyetjes së Vullnetit. Përveç kësaj, Atilla i tregoi edhe për profesionin e tij si studiues për ventilim.
Kujtojmë se hyrja e Atilla Kartesh në shtëpinë e BBVK-së ka ngritur reagime, brenda dhe jashtë BBVK-së.
Në mesin e tyre që po ashtu u çuditën me hyrjen e tij ishin edhe Vullneti, Gresa dhe Xheneta.