Lela gjatë bisedës me Anën, e ka pyetur atë nëse do i pëlqente ndonjëri nga banorët aty brenda po të mos ishte Kevini.
Ana iu përgjigj me “nuk e di”, ani pse e njëjta nuk beson se do të ndodhte ndonjë pëlqim tjetër.
“Nëse nuk do ishte Kevini, nuk e di nuk e besoj. S’kam ardhë me synim me m’pëlqy askush”, tha Ana.
“Nuk e di, kur jam ardhë në fillim s’kam pas pëlqim për askënd, por fakti që kam pas më shumë muhabet me Kevinin, kjo më ka afru. Mua më ka pëlqyer karakteri dhe sjellja e tij me mua. Është i edukuar dhe nuk ka ofenduar asnjëherë”, tha ndër të tjera.