Largimi i Atilla Kardeshit/ Reagon producentja e ‘BBVK’ dhe bën lëmsh rrjetin me postimin e saj

Mediale Vip

Largimi i Atilla Kardeshit/ Reagon producentja e ‘BBVK’ dhe bën lëmsh rrjetin me postimin e saj

Më: 6 nëntor 2024 Në ora: 19:44
Olsa Muhameti dhe Atilla Kardesh

Producentja ekzekutive e Big Brother VIP Kosova, Olsa Muhameti, ka reaguar pas largimit të konkurrentit Atilla Kardesh nga shtëpia e famshme.

Ajo bëri një postim në ‘InstaStory’, siç duket duke iu referuar largimit të Kardesh nga gara.

“Detyra u përfundua”, shkroi Muhameti në postimin e saj, duke ngritur shumë pikëpyetje.

Image
Olsa Muhameti

Ende pa u bërë 48 orë, Atilla, që është njëherësh ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, përfundoi sot garën e tij në BBVK.

Në momentin kur u kumtoi lajmin, ai u tha banorëve që hyri me qëllim që të “varrosë” konfliktet dhe urrejtjet për mirëqenien e fëmijëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat