Situata siç duket ka eskaluar në përmasa të tjera tek banorët e BBVK-së.
Ishte Xheneta e cila sërish e nisi kaosin duke i hedhur Rovenës birrë, derisa i thoshte vazhdimisht: “Këndo, këndo”.
Megjithatë, banorët e tjerë i reaguan shpejtë, duke kërkuar arsye për gjestin ndaj këngëtares.
E para që reagoi për veprimin e saj ishte Gresa, duke i kërkuar një shpjegim.
Më pas reagoi Xuxi kundrejt Xhenetës, duke i marrë shishen nga dora e duke i thënë: “Mos me birrë”.
Këtu situata përshkallëzoi shpejt, kur filloi më pas përplasja mes dyshes.
“Mos me birrë, ta heka birrën. Hup bre, pisja e poshtër”, i tha Xuxi asaj. Megjithatë, Xheneta iu kundërpërgjigj duke i thënë që të mos e prekë me dorë.