Klipi i ri i David Dreshaj, duan ta bllokojnë, por artisti demaskon me lejen që ka

Mediale Vip

Klipi i ri i David Dreshaj, duan ta bllokojnë, por artisti demaskon me lejen që ka

Më: 7 nëntor 2024 Në ora: 14:57
David Dreshaj

Këtij videoklipi, projekti solo, kemi lejen nga Muzeu Publik në qytetin e Cetinjës në Mal të Zi dhe nga Parku Nacional Lovćen. Drejtorët, piarët dhe përgjegjësit për këtë lokacion dhe vend jo të zakonshëm, po ashtu edhe nga JP Nacionalni Parkovi Crne Gore dhe UNESCO, shijoni Te Quero T'Aime". Kjo ka qenë pjesë e statusit sqarues që artisti nga Mali i Zi, David Dreshaj, ka bërë në Instagramin e tij.

E gjithë kjo ka ardhur si pasojë e disa dyshimeve që, si duket, tremben nga suksesi i këngëtarit shqiptar kudo, ndërsa disa komentues pa e ditur, tentojnë të vënë në dyshim lejen që Davidi ka marrë për të xhiruar në këtë kala në Mal të Zi nga autoritetet përkatëse.

Ai sqaroi gjithashtu se muzika dhe teksti i këngës kanë të bëjnë me dashurinë dhe asgjë më shumë, duke theksuar se nuk ka asnjë përmbajtje patriotike apo politike.

"Kështu që bien poshtë të gjitha sulmet, kontradiktat dhe komentet të tilla. Boom-i mediatik i shkaktuar nga ky projekt dhe klipi, duke nisur nga rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe YouTube, është i paarsyetueshëm sepse muzika është ura që lidh dhe është gjuhë e përbashkët", - shkruan ai.

Ndryshe, videoja e këngës së tij më të re po pëlqehet mjaft, dhe vetëm për pak ditë ka grumbulluar mbi 4 milion klikime. Pavarësisht këtyre komenteve pa baza, ajo vazhdon të jetë aktive në kanalin YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat