Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo, në intervistën e saj të fundit për Netflix ka treguar një fakt mjaft interesant për veten.
Rodrigue u shpreh se ajo u bën gjithnjë një pyetje djemve me të cilët del në takimin e parë.
“Kjo është një pyetje shumë e çuditshme specifike që ua bëj djemve në takimet e para. Unë gjithmonë i pyes nëse mendojnë se do të dëshironin të shkonin në hapësirë. Dhe nëse ata thonë po, unë nuk dal me ta.
Unë thjesht mendoj se nëse dëshiron të shkosh në hapësirë, je paksa shumë e mbushur me veten. Mendoj se është thjesht e çuditshme,” tha Rodrigue.