Ka filluar darka e tretë e të nominuarëve brenda shtëpisë së BBVK3.
Ana në kuadër të pyetjeve anonime nga banorët u pyet se pse i duhet akoma Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo tha se ka hyrë me një qëllim.
“Unë në Big Brother nuk kam hyrë vetëm për ta fituar ndoshta çmimin e madh.Por me ia hap vetës një dritare vetes”, tha Ana.
“Unë i duhem Big Brother sepse, kur kam hyrë këtu kam pa që ka ofendime e debate e unë nuk jam një person që shpërndan apo promovon dhunë, ofendon ose bullizon dikë këtu. Respektoj të gjithë njësoj!”, u shpreh Ana.