Xheneta dhe Gjesti janë fjalosur mbrëmjen e së ënjtjes, për çështje të shumta.
Pas disa debateve të shumta, ata e vazhduan fjalosjen edhe në dhomën e gjumit, ku Gjesti dëgjohet duke i thënë asaj: “Lumturinë, njeriu me kon, kurrë me pare nuk mundet me e ble”.
Megjithatë, Xheneta ia ktheu në mënyrë ironike.
“O Naim Frashër, nuk kam ardhë me më thënë mua poezi e as vjersha. Unë jam tu dashtë me u përla me ty se më plase barkun. Je tu i dhënë vëmendje Besfortit edhe Sarës”.
Gjesti më pas ia ktheu se nuk dëshiron të fjaloset me të.
Dyshja kanë debatuar ashpër e me tone të larta edhe pas sfidës me puthje për të fituar një shishe verë.