“X Factor Albania” nis me emocion: Historia e dhimbshme e konkurrentes që preku zemrat e publikut

Mediale Vip

“X Factor Albania” nis me emocion: Historia e dhimbshme e konkurrentes që preku zemrat e publikut

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 23:28
Ervisa

Sezoni i gjashtë i “X Factor Albania” nisi mbrëmjen e sotme me një performancë që jo vetëm ndezi skenën, por preku edhe zemrat e të gjithë shikuesve. Konkurrentja e parë, Ervisa, një 23-vjeçare e ndrojtur, por plot pasion, interpretoi këngën “Always Remember Us This Way” nga Lady Gaga, duke sjellë një interpretim emocionues.

Ervisa, e cila nuk kishte marrë kurrë pjesë në gara muzikore më parë, ndau me publikun një histori të dhimbshme që ka shoqëruar jetën e saj që në fëmijëri. Ajo tregoi se ka humbur dy vëllezërit e saj të mëdhenj në rrethana të rënda. “Vëllai i parë vdiq kur isha vetëm 14 vjeç, dhe i dyti u largua nga kjo botë kur mbushi 21. Unë isha 10 vjeç kur ai iku, por e përjetova shumë. Pavarësisht çfarë ndodh, ëndrra vazhdon,” – rrëfeu ajo.

Në këtë ditë të veçantë, Ervisën e shoqëronte i dashuri i saj, i cili e mbështeti me fjalë shumë të bukura. “Nuk e dija që këndonte kur e njoha. Uroj ta vazhdojë këtë ëndërr dhe t’ia dalë. Shumë fat dhe të dua shumë,” – tha ai.

Performanca e Ervisës mori duartrokitje të zjarrta dhe, në fund, ajo fitoi miratimin e jurisë me 4 “po”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat