Atilla mirëpret Besfortin pas daljes nga BBVK!

Mediale Vip

Atilla mirëpret Besfortin pas daljes nga BBVK!

Më: 9 nëntor 2024 Në ora: 10:43
Besforti

Besfort Daka dhe Rezart Veleshnja, u përjashtuan mbrëmë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3.

Pas daljes, Besforti duket të jetë mirëpritur nga ish-banori, Atilla Kardesh, pasi ky i fundit vullnetarisht braktisi garën, disa ditë më parë.

Kështu të paktën la të kuptohej Kardesh, i cili postoi një fotografi me Dakën, e që duket të jetë shkrepur në ambientet private të prapaskenave në BBVK.

Image
Atilla dhe Besforti

“Real OG”, shkroi Atilla sipër fotografisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat