Aktorja e njohur shqiptare Eva Alikaj ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, në Top Channel, ku foli për ndarjen e saj nga bashkëshorti.
E prekur, Eva Alikaj tha se ndarja e saj ishte e dhimbshme, ndërsa zbuloi se djali i saj, Xhino, nuk ka kontakte me babain e tij.
Pjesë nga biseda në studio:
Ishte një ndarje e dhimbshme?
Eva Alikaj: Për mua po. Po!
Ai besoj (babai) ka krijuar raport me djalin?
Eva Alikaj: Eva Alikaj: Jo nuk ka. Kam dashur që Xhino të mbajë kontakte të më. Ai është austriak. Para pak kohësh erdhi në Vjenë, prapë i thashë ta takonte babanë, qoftë edhe si mik. Unë i fal njerëzit.
E ke peng që hoqe dorë nga diva e kinemasë?
Eva Alikaj: Unë jam diva. E dija që po të doja dhe kur të doja unë vija dhe luaja. Unë di që zemrat e njerëzve ndrisin kur më shohin mua. Çfarë mund të dua më tepër. Që kisha famë të madhe, këtë s’kisha si ta dija.