Si i mban linjat e trupit Melania Trump? Zonja e Parë thotë se nuk ha kurrë peshk të gjallë dhe konsumon shtatë porcione me fruta në ditë

Mediale Vip

Si i mban linjat e trupit Melania Trump? Zonja e Parë thotë se nuk ha kurrë peshk të gjallë dhe konsumon shtatë porcione me fruta në ditë

Më: 10 nëntor 2024 Në ora: 00:08
Melania Trump

Për shkak të vijës së admirueshme trupore, shumë njerëz janë të interesuar të dinë se çfarë ha Melania Trump dhe si e mban trupin në formë.

Zonja e parë e Amerikës në librin e saj të kujtimeve ka zbuluar se çfarë ushqimi nuk konsumon kurrë gjatë udhëtimeve. “E kam bërë të qartë se nuk ha peshk të papërpunuar”, ka thënë ajo. Kur ajo dhe Donald Trump ishin për vizitë zyrtare në Japoni, ajo i kërkoi stafit që të mos i shërbenin sushi në tavolinë.

Gjithsesi, mundohem të provoj kuzhinën vendase kurdo që është e mundur. Ajo darkë në Tokio ishte një përzierje e shkëlqyer e shijeve dhe teksturave, një paraqitje e mrekullueshme e kuzhinës japoneze. Ishte në përputhje me preferencat e mia”, ka shkruar ajo.

Melania ndjek një regjim të shëndetshëm ushqimor dhe nuk i pëlqen dietat. Para disa vitesh, në një intervistë për revistën “GQ”, ka treguar se e nis ditën me një smoothie ose tërshërë për mëngjes.

Qëllimi i saj është të konsumojë të paktën shtatë porcione fruta në ditë, por nuk ia ndalon vetes ëmbëlsirat. Edhe pse ha shëndetshëm, ndonjëherë shijon një copë çokollatë, akullore apo një pije Coca-Cola.

“Nuk kam ndonjë ushqim të veçantë për ndërmjet vakteve që e ha gjithmonë. Nëse dua të ha diçka, ha fruta ose pak çokollatë. Mendoj se është e rëndësishme për trupin. Është mirë të kënaqësh dëshirat nga koha në kohë, për sa kohë e balancon këtë me një dietë të shëndetshme”, ka thënë ajo në një rast.

Për drekë, zakonisht konsumon sallata të ndryshme, ndërsa për darkë mish dhe perime. Melania pi shumë ujë për të qëndruar e hidratuar dhe kurrë nuk e tepron me ushqime të yndyrshme ose me shumë kalori.

Për të mbajtur formën, ajo bën ushtrime çdo ditë në shtëpi, zakonisht në mëngjes.

Zonja e parë në librin e saj të botuar këtë vit ka thënë se bën pilates, ecën nëpër shtëpi me pesha në kyçe të këmbëve dhe luan tenis. Pas lindjes së djalit të saj, Barronit, modelja ka treguar se një dietë e shëndetshme dhe seancat e pilatesit dy deri në tre herë në javë e ndihmuan të rikthehej në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat