Boksieri Drilon Rama ka folur së fundmi për raportin e tij me vajzat në shtëpi dhe për atë se përse është më i distancuar.
Ai thotë se i tillë ka qenë gjithnjë në raport me vajzat, nuk i ka pëlqyer për shumë gjëra.
Në një bisedë me gazetarin Vullnet Krasniqi, konkurrenti thekson se nuk ka pasur dëshirë të dalë me to dhe se shokët në raste të ngjashme nuk e kanë thirrur.
“Unë jam me çikat gjithmonë në distancë, nuk kam qejf. Gjithë kam qenë kështu. Unë me 18, 19 vjet ia kam nis me dalë, i kam pranuar çikat. Shumë keq kam menduar për çikat, kam folur për çikat. Edhe shokët me dalë me çika nuk më thirr, se e kanë ditur që unë nuk shkoj nëse ka çika. Kështu kam qenë”, u shpreh ai.
Banori tutje theksoi: “A e di pse, unë kam dëgjuar gjithmonë gjëra të këqija, çikat i kanë bërë këtë, kanë tradhtuar. Më kanë shkuar shumë nerva. Unë atëherë kam qenë më i vogël. Në familje më të largët kam parë që janë prishur puna e grave, duke folur duke hyrë në debate, kanë folur keq për babë për nënë. Kam menduar si burri e lejon që të flasë keq për babë dhe nënë”.
Ndër të tjerash, Rama tha: “Jam shumë i distancuar me çika. Unë ia japi dorën, nuk kam qejf me u përqaf”.
I njëjti e ka thënë disa herë se nuk ka pëlqim për ndonjë vajzë në shtëpi dhe se nuk dëshiron të krijojë lidhje.