Prej vitesh ka pasur thashetheme se Leonardo DiCaprio braktis çdo femër kur ajo mbush 25 vjeç.
Në vitin 2016, aktori ishte i lidhur me Nina Agdal, por çifti u nda kur kjo e fundit ishte 25-vjeç. Marrëdhënia e tij me modelen Camila Morrone përfundoi gjithashtu vetëm një muaj pas datëlindjes së saj të 25-të.
Në fillim të këtij viti, modelja e Playboy, Hieke Konings, tregoi se çfarë ndodhi gjatë një takimi me DiCaprion në një klub në Los Anxhelos, në të cilin mund të hyni vetëm me një ftesë, transmeton Unilad.
"E pashë të ulur në tavolinë me kapele të zezë. Ne bëmë kontakt me sy," tha Heike.
Ajo pretendon se menaxheri i DiCaprios i tha asaj se aktori donte të fliste me të, kështu që ajo shkoi në tavolinën e tij dhe shfrytëzoi rastin për ta pyetur për thashethemet për marrëdhëniet e tij me femrat nën 25-vjeç. Sipas saj, aktori e ka befasuar me përgjigjen e tij dhe “pranoi se ishte fajtor”.
Aktori i njohur prej disa kohësh është në lidhje me modelen italiane Vittoria Ceretti, e cila në qershor 2024 mbushi 26-vjeç. Mediat e huaja spekuluan se aktori po martohet pasi Vittoria është fotografuar me një unazë të madhe diamanti.
DiCaprio dhe Vittoria janë në lidhje qe nga vera e kaluar dhe kjo nuk është hera e parë që flitet për fejesën e tyre.
Vittoria në vitin 2020 u martua me Matteo Milleri, një DJ italian, por nuk dihet nëse ata u divorcuan për shkak të DiCaprio.