Prezantuesja e çmimeve MTV, Rita Ora, i ka bërë një nderim emocional mikut të saj Liam Payne në skenë gjatë ceremonisë, duke thënë se ai kishte zemrën më të madhe.
Ora, e cila bëri duet me Payne në këngën “For You” në vitin 2018, u emocionua teksa foli për yllin e “One Direction” në fund të eventit.
Ylli 31-vjeçar i popit vdiq pasi u rrëzua nga një ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur në Buenos Aires, Argjentinë, më 16 tetor.
Duke folur në skenë në MTV Europe Awards në Mançester, Ora e përshkroi Payne si një nga njerëzit më të sjellshëm që ajo ka njohur ndonjëherë.
“Ai kishte zemrën më të madhe dhe ishte gjithmonë personi i parë që ofronte ndihmë në çfarëdo mënyre që mundej”, tha ajo.
“Ai solli kaq shumë gëzim në çdo dhomë në të cilën hyri dhe la një shenjë të tillë në botë”.
Kjo është hera e parë që eventi MTV zhvillohet në Britaninë e Madhe që nga viti 2017, kur u mbajt në Londër.