Banori Mevlan Shaba ka bërë një rrëfim prekës për jetën e tij në spektaklin e natës së sotme (e hënë).
Ai ka folur për fëmijërinë, sakrificat e familjes, punën jashtë vendit, për kohën kur u përball me depresionin e mbi të gjitha, për atë se ka gjetur dashurinë e vërtetë.
I njëjti në rrëfim ka zbuluar se është në një lidhje dashurie me një person jo publik, ashtu siç kishte dashur gjithmonë.
Partnerja e tij ka ardhur enkas për t’i bërë një befasi Shabës e për t’ia thënë edhe disa fjalë.
Ata po presin të bëhen prindër për herë të parë, gjersa lajmi iu kumtua Mevlanit sonte.
“Jam shumë e lumtur që takova njeriun e zemrës”, tha ajo.
Megjithatë, ata nuk zbuluan gjininë e foshnjës pasi është shumë herët.