Teuta Selimi dhe Ermal Fejzullahu janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.
“Marre” mban titullin kënga e dyshes së njohur, të cilën e kanë kompletuar edhe me videoklip.
Siç shquhen për vokalin e veçantë, edhe në këtë projekt vijnë me interpretim të mahnitshëm.
Teksti dhe muzika u realizua nga Markel Goga me producim nga Fatjon Miftari.
Ky i fundit po ashtu u përkujdes edhe për miksimin dhe masterizimin e kësaj kënge.
Këtë baladë të plotë tashmë mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Selimit.
Besohet që do të pëlqehet dhe të ketë suksesin e merituar nga publiku.