Ana dhe Lela kanë shkuar direkt në nominim pasi kanë marrë më së paku vota në televotimin e hapur.
Lela tha se ka ndikuar Prime i fundit për të dalë më pak e votuar.
“Pak, besoj se sigurisht Prime i fundit në këtë rast e kuptoj dhe është në rregull”, u shpreh Lela.
Ndërsa Ana tha se nuk ka ndonjë arsye që pse ka ndodhur kjo gjë.
“Jo nuk e kam pritur. Nuk e di, jam munduar të jem aktive me bë muhabet me krejt banorët, nuk e di nuk kam ndonjë arsye që pse”, tha Ana.