Ish-e dashura e Mevlanit e shokuar nga lajmi se po bëhet baba: Në natën që hyri në BBV më telefonoi…

Mediale Vip

Ish-e dashura e Mevlanit e shokuar nga lajmi se po bëhet baba: Në natën që hyri në BBV më telefonoi…

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 09:13
Mevlani dhe Livia

Në spektaklin e së hënës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, banorit Mevlan Shaba, iu bë një befasi nga partnerja.

Ajo me këtë rast ia kumtoi edhe lajmin se do të bëhen prindër për herë të parë.

Pas surprizës së këndshme dhe emocioneve të çiftit, një reagim u bë nga ish-e dashura e Mevlanit, influencuesja Livia Brunga.

E njëjta e uron ish-partnerin se po bëhet baba, por që në anën tjetër shfaqet e habitur pasi thotë se natën që po hynte në këtë format i kishte shkruar dhe i thoshte se akoma e do.

Livia më pas bëri një sqarim të plotë në rrjete sociale, gjersa thotë se ka ngelur e shokuar nga gjithë kjo ngjarje.

Image
Reagimi

Reagimi i plotë i Brungës në Instagram:

“Mirëmbrëma, unë dua t’i bëj urimet e mia më të sinqerta një njeriut që do të bëhet baba, që natën që do hynte akoma më thërriste më thonte që më donte, shyqyr që kur erdhi te shtëpia nuk e lejova që të më prekte. Urime.

“S’kom nda asnjëherë me ju një pjesë timen të ‘kompleksuar’, edhe pse gjitha fjalët dhe mendimet i kam të bllokuara në stomak, dy fjalë dua t’i shpenzoj.

Shumë herë kam heshtur, kam preferuar të ruaj shumë gjëra, dhe ndonjëherë nuk ia kam dalë më së miri, nga koka e nxehtë dhe pak nga ndjenjat. Sa naive.

Nuk më ka interesuar kurrë fama, por jam nga ato vajzat që di të vë fytyrën për gjërat që vet ka vendos të përcjell publikisht.

E vërteta është që jam në shok, e pranoj. Jam në shok sepse kam vu në dyshim fjalët e njerëzve të afërt para njeriut që doja, deri në pikën që kam vu dyshim edhe veten time.

Çfarë gabimi të madh,

Por nuk jam këtu për një mesazh viktimizimi, jam e fortë edhe pse s’kam rënë kurrë kaq poshtë.

Unë jam këtu sepse dua t’i drejtohem vajzave që shpeshherë ulin kokën dhe normalizojnë disa sjellje që në fund të fundit nuk i bëjnë të ndihen mirë, duke shkelur intuitën e tyre, respektin për vete dhe gjitha këto për hir të dashurisë.

Ta dini ju, dashuria, ajo e vërteta, nuk gënjen nuk të largon dhe të merr kur ti teket, ajo kurrë nuk të mashtron.

Dashuria e vërtetë të prek me duar të pastra, të përgjigjet dhe ka përgjegjësi.

Dashuria e vërtetë kërkon pjekuri, bashkëpunim, shpeshherë logjik dhe mirëkuptim.

Dashuria e vërtetë nuk ka egoizëm dhe nuk të shkel me këmbë, do që ti të shkëlqesh, ashtu siç sytë kur takohen. Flet me ‘ne’ dhe jo me ‘unë’.

Sot mbyllet një kapitull aq i rëndësishëm sa i vështirë për mua. Kot me ba si ‘njishe’ sidomos para gjithë këto gënjeshtra që dëgjova sot që më ranë në kokë si rrufe.

Do kisha aq gjëra për të thënë, por e kam ulur veten mjaftueshëm për dikë që në fund të ditës, nuk ia vlejti as pak.

Faleminderit për të gjitha mesazhet që po më shkruani, po ju lexoj një nga një. Jam aq mirënjohëse. Jeni më të shtrenjtë ju që nuk më njihni nga afër, se kush më ka thënë ‘të dua’ deri vonë dhe shyqyr dini me ba edhe ju ca llogari në lidhje me kohën.

Të jetë një mësim për gjitha vajzat, nuk jeni të gabuara, thjesht po mundohen t’ju a mbushin mendjen për me ju manipulu.

Livia (sot më pak naive) Brunga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat