“Kam frikë të dalë në Tiranë”- Rrëfehet Elton Ilirjani: I fshij të gjitha komentet negative, nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti

Mediale Vip

“Kam frikë të dalë në Tiranë”- Rrëfehet Elton Ilirjani: I fshij të gjitha komentet negative, nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Modeli Elton Ilirjani, së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë teksa ka shkuar i shoqëruar dhe ka folur rreth paragjykimeve për orientimin e tij seksual.

Marrë shkasë nga kjo, moderatori i emisionit e ka pyetur për arsyen se pse shoqërohet nga truproja.

“Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua,” është shprehur Eltoni teksa ka shtuar se e ka të pamundur të dalë pa truprojë, i veshur ashtu siç ai dëshiron, në Tiranë.

“Nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë. Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar,” tha Ilirjani.

Ndër të tjera modeli ka shtuar se i fshin të gjitha komentet negative nga rrjetet e tij sociale duke nënkuptuar se e ka të vështirë të përballet me realitetin.

“Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im”.

Pas kësaj Eltoni u pyet nga moderatori “po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?”

“Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje,” tha Elton Iliriani për Opinion.

Kujtomë që Elton Ilirjani është një shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës aktualisht në Neë York. Ilirjani ka qenë një ndër të parët ka deklaruar rreth 10 vite më parë orientimin e tij. Imazhin e tij e kemi parë në disa prej sflilatave  të botës së modës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat