Këngëtarja 66 vjeçare, Madonna i ka dhënë fund lidhjes me partnerin e saj 28 vjeçar, Akeem Morris.
Dyshja nisën lidhjen në korrik, kur u tha se po shijonin një “romancë të zjarrtë” me rregulla strikte të vendosura nga këngëtarja.
Por dashurisë i erdhi fundi në fund të tetorit.
Mes ish-partnerëve nuk ka zemërim dhe arsyeja e ndarjes është e njëjtë me lidhjet e mëparshme të Madonës.
“Madonna hasi në të njëjtin problem me këtë djalë si me të gjithë burrat e saj të fundit. Diferenca në moshë u bë problem. Ata vijnë nga periudha të ndryshme,” tha burimi.