Miss Universe Kosova 2020 dhe fytyra e preferuar e shumë ballinave të revistave prestigjioze ndërkombëtare si “Harper’s Bazaar”, “L’officiel”, “Grazia”, “Vogue”, e cila beri bujë me karrierën dhe sukseset e saj të njëpasnjëshme në industrinë e modës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tashmë duket se ka vendosur t’i japë fund beqarisë.
Me unazë diamanti 8,5 karatë, bukuroshja shqiptare i thotë PO propozimit për martesë nga sipërmarrësi francez, Nicolas Chambon.
Miliarderi francez është pronari i kompanisë gjigante “Socri”, me bazë në Monako.
Unaza me diamantin kryesor 8.5 karatë “pear shape”, dhe me diamante më të vogla anash, kap vlerën e qindra mijëra euro.
Blerta Veseli ka ndarë disa fotografi me publikun në rrjetin social instagram nga nata e propozimit.