Lela ka diskutuar me Burimin pasi mbrëmë bashkë me Anën dolën si më pak të preferuara e publikut dhe automatikisht të dyja shkuan në nominim.
Por në bisedë Lela shfaqet e habitur me distancimin e Anës që pas përfundimit të spektaklit ‘Prime’ të mbrëmshëm.
“Nese ke diçka me mua pse nuk vjen e më ma thënë.
Nëse kam folë keq a kam bë diçka duhet me ardh e me fol më mu.
Javën e kaluar kur ka dalë si më pak e preferuar i kam thënë që të mos dorëzohet dhe të vazhdojë ndërsa dje Ana nuk ka ardh tek unë”, u shpreh Lela.