Lela e Ana sqarohen për keqkuptimin, përqafojnë njëra tjetrën

Mediale Vip

Lela e Ana sqarohen për keqkuptimin, përqafojnë njëra tjetrën

Më: 12 nëntor 2024 Në ora: 22:03
Ana dhe Lela

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Ana dhe Lela janë sqaruar në lidhje me keqkuptimin që kishin, për raportin mes tyre, për largimin e Lelës nga Ana.

“Ti ke qejf me qëndru me krejt edhe është shumë normal edhe mu nuk më pengon ai fakt aspak, por ajo gjë më ka prekur, nuk jam ndjerë shumë mirë”, ka thënë Ana.

Lela është shprehur se për të ka rëndësi raporti i tyre dhe i ka kërkuar falje Anës, nëse ajo është ndjerë keq.

“Për mua personalisht vlen raporti njerëzor që e kam me ty, nuk vlejnë fjalët e të tjerëve. Nëse t’kam bë me u ndi keq, më vjen teper keq dhe të kërkojë falje”, ka thënë Lela.

“Kërkoj falje edhe unë nëse kam mendu që je “fake”, ka qenë përgjigja e Anës.

E pas sqarimit që patën, në fund fare, Ana dhe Lela i dhanë një përqafim njëra-tjetrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat