Xheneta Fetahu ka shpërthyer në lot pas debatit që pati me Xuxin, në lidhje me videon që doli në dhomën e ndjenjës.
Konkurrentja hoqi dhjetë mijë euro nga çmimi i madh për të parë videon, e cila tregonte Xuxin duke e përmendur nënën e Xhenetës se si e ka lënë atë dhe se nuk e ka dashur si fëmijë.
“Njeri idiot është, zi e terr ka me pa në këtë shtëpi, se kam pas qejf unë të më lërë ajo mua”, u shpreh Xheneta.
Banorja nuk pushoi për asnjë moment, ndonëse një pjesë e të tjerëve po i qëndronin afër për ta qetësuar.
“Njeri idiot. Nuk po mund të marrë me mend, një njeri 50 vjet me i thënë këto fjalë”, theksoi tutje.
Deklarata e Xuxit ishte e ashpër duke përfshirë fjalë të rënda ndaj familjes së Xhenetës.
“Po çfarë nëne ti, të ka lënë nëna moti ty, e përmend nënën, a nëna e ka lënë kur i ka pas një vjet. Çfarë nëne që s’e ka dashur fëmijën e vet, çka me thënë më shumë. E ka nënën në Suedi dhe nuk shkon me pa fëmijën e vet, çfarë familje e degjeneruar”, ishin fjalët e këngëtarit.