Naim Bunjakut mbrëmë (e martë) i doli një video ku fliste për Xheneta Fetahun dhe familjen e saj.
Ai e ofendoi atë tejet shumë saqë në një moment me mllef theksoi: “Atë e ka lënë nëna një-vjeçe, nuk e ka dashur, familje e degjeneruar”.
Kur pa këto fjalë, banorja u shtang dhe filloi menjëherë debatin me Xuxin, duke eskaluar pasi u prek nga e gjithë kjo.
Pas gjithë kësaj, Xuxi mendoi largimin nga ky format duke shtuar se e ka thënë në afekt.
“E kam thënë në afekt, unë e kam thënë padyshim, por ka qenë në moment kur unë me Drenushëm kam pasur fjalë dhe ajo nga atje u çu ka thënë fjalë, po më vjen shumë keq”, u shpreh ai.
I njëjti tutje theksoi: “Shumë më vjen keq, edhe po më shkon në mend tani me iu thënë mi bëni rrobat gati”.
Në fund, këngëtari shtoi: “Unë mund t’i kërkoj falje 100 herë, ajo mundet mos me më pranu. Me zor nuk mund të shti që të flas”.