Megjithëse dukej sikur e kishte lënë pak muzikën, pasionin e saj më të madh, ajo është rikthyer së fundmi në skenën muzikore.
Pas duetit me Malësorin, e bukura malësore Viki Camaj ka dalë me një super këngë ritmike, që mban titullin "Po ose jo".
Kënga është mjaft e bukur dhe ka nisur të klikohet e të dëgjohet me shumicë, ndërsa këngëtarja ka marrë shumë oferta nga Malësia, Shqipëria dhe Kosova për të kënduar dhe është ftuar në shumë media.
Mësojmë se, për festat e fundvitit dhe vitin 2025, ajo ka ftesa në Diasporë, në bashkëpunim me menaxherin e njohur Robert Ukaj.
Me plot siguri mund të themi se kjo është koha e të bukurës Viki.