Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë me një dasmë që u realizua në qendër të Tiranës, tek ish-Sheratoni.
Dasma u zhvillua larg syrit mediatik dhe asnjë foto apo video nuk qarkulloi në media, pasi të gjithë të ftuarit ishin pa telefona ku mundën ta shijonin festën në mënyrën më të mirë të mundshme.
Së fundmi në rrjetin e saj social Instagram, Lori Hoxha ka hedhur një video ku kemi mundur të shohin unazën luksoze të dasmës.
Një unazë me një gur të madh që të rrëmben menjëherë vëmendjen dhe sigurisht ka kushtuar mijëra euro.