Një përplasje e fortë ka ndodhur mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova 3, Vullnetit dhe Rovenës.
Gazetari i është drejtuar këngëtares se mënyra se si ajo e shpreh dashurinë ndaj prindërve është patetike.
“Mënyra se si e shpreh ti është patetike. A ka më patetike me tregu që të mungon nëna e babai, se normal që të mungojnë. Unë s’po them problem me thënë, mënyra që ti e thua është patetike”, u shpreh ai.
Rovena nuk hezitoi t’ia kthente menjëherë teksa përmendi një deklaratë të tij për familjen.
“Duhet ta shpreh si ti që thua s’dua të më vije asnjë person i familjes”, ka thënë Rovena, derisa ka shtuar se i vjen keq, që sipas saj, Vullnetit i mungon dashuria.
“Jo valla nuk më mungon dashuria, full dashuri kam, po unë nuk e shfrytëzojë dashurinë e nënës e babait, për të dalë patetik”, tha tutje Krasniqi.
Pas gjithë këtij sherri, artistja filloi të qante dhe u largua nga oborri ku po qëndronte me të tjerët pasi u prek nga fjalët e Vullnetit.