Motra e Jim Carrey-t ka vdekur në moshën 68-vjeçare.
Të premten (15 nëntor) në Facebook-un e Rita Carrey-t u bë një postim nga bashkëshorti i saj, Alex, duke njoftuar se ajo ndërroi jetë më 14 nëntor.
“Me zemër të rëndë dhe pikëllimin tim më të thellë, e rrethuar nga familja dhe miqtë e saj Rita ndërroi jetë në mënyrë paqësore dhe të qetë më 14 nëntor 2024”, nisi postimi.
Alex shkroi se ata të dy kishin qenë së bashku për 16 vjet, por ishin martuar vetëm së fundmi në korrik 2023 “në një dasmë në natyrë që ajo e ka dashur gjithmonë”.