Këngëtarja e shumë hiteve Mihrije Braha sot feston ditën e lindjes.
E për këtë ditë speciale nuk kanë munguar as urimet nga njerëzit e dashur, ndër ta është edhe reja saj, Nusja e Platorit.
Tringa uron me fjalë zemre vjehrrën: “Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tënde, për ngrohtësinë që sjell në çdo moment dhe për zemrën tënde të madhe që gjithmonë gjen vend për të gjithë.
Të uroj çdo të mirë, shëndet të plotë dhe shumë lumturi në çdo hap të jetës. Je një bekim i vërtet për familjen tonë.”
Ndryshe, këngëtarja shumë herë ka treguar se gëzon një raport tejet të ngushtë me rejën e saj. Mihrija dhe Tringa shpesh kalojnë çaste të bukura së bashku, duke vënë në dukje dashurinë dhe respektin që ndajnë për njëra-tjetrën.
Ndryshe Mihrija ka mbushur sot plot 57 vite jete.