Një nga temat e diskutuara në emisionin “Goca & Gra” në Top Channel, është edhe fenomeni i ditëve të sotme, të vajzave që zgjedhin të mos punojnë dhe që zgjedhin një mashkull për të mbuluar shpenzimet e tyre.
Aktorja e njohur Egla Ceno, komentoi pikërisht këtë çështje, ku tha se “vajzat janë duke bërë diçka banale me ekonominë e një mashkulli.”
“Mjerë ajo gocë që shikon çfarë pozicioni, parash ka mashkulli.
Mjerë, pasi jeta e saj nuk do jetë shumë e lumtur. Martesa në thelb ka lindur si mënyrë shpëtimi i ekonomisë së mbretërive më parë. Sot, vajzat janë duke bërë diçka shumë banale me ekonominë e mashkullit. Janë duke shkuar në restorante luksoze. Janë në kërkim të një biznesi.”, tha Egla Ceno.