Vajza që u bë virale në Greqi për bukurinë e saj, me origjinë shqiptare

Mediale Vip

Vajza që u bë virale në Greqi për bukurinë e saj, me origjinë shqiptare

Më: 17 nëntor 2024 Në ora: 10:18
Marigona

Në një ndeshje basketbolli të Europaleague, në Greqi, vëmendjen e mori një tifoze që u shfaq në ekran, duke u bërë virale në internet.

Për bukurinë, që s’ka si mos t’i bjerë në sy ndokujt, e reja është komplimentuar gjerë, nga gjithë komentuesit që e kanë quajtur “bukuri tipike greke”.

Në të vërtetë, vajza quhet Marigona, 24 vjeç, me origjinë nga Kosova.

E ftuar në një intervistë, pikërisht për vëmendjen që mori nga një shfaqje e vogël në ekran, Marigona u shpreh për ndryshimin e jetës së saj në vetëm 48 orë:

“Pas ndeshjes shkova në shtëpi dhe nuk kisha kuptuar asgjë. Ishte bërë kaos! Miqtë e mi më treguan se çfarë kishte ndodhur."

E pyetur më tej për bujën ne rrjetet sociale, ajo u shpreh:

“Nuk i përdorja shumë rrjetet sociale. Tani nga 97 ndjekës, kam 33,000! Nuk e prisja të ndodhte kjo gjë.”

Mesa duket, “vendi i duhur, koha e duhur” është një shprehje që mori jetë për Marigonën në këtë rast! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat