Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi ka folur rreth humbjes së babait të saj.
Në emisionin “Sol”, Vokshi tregoi se babai i saj vuante nga demenca, ani pse familjen dhe më të dashurit e tij nuk i harroi deri në momentin e fundit.
Tutje, Vokshi flet dhe për vështirësitë që sjell kjo sëmundje, dhe sa e rëndë është ta shohësh njeriun më të shtrejtë të transformohet.
“Babi prej katër ose pesë vjetësh filloi t’i kishte problemet e para me harresën, gjë që ti ia vë fajin moshës, madje ne shpesh justifikonim me faktin që ne jemi të rinj dhe po harrojmë, sepse fillesat ishin të lehta, ishin harresa të objekteve që linte në shtëpi, historia të përsëritura më shumë se një herë, por fatkeqësia ishte se ajo nuk ishte thjesht një harresë momentale, por ishin fazat e para të demencës, që kushdo e ka provuar me njerëzit e tyre më të dashur, për mua është sëmundja më e rëndë dhe e vështirë për tu përballuar se gjithçka tjetër”, u shpreh prezantuesja.
“Është sëmundje që të merr mendjen, kujtimet, dhe i afërmi yt, njeriu më i shtrenjtë fillon dhe transformohet para syve të tu”.
“Sëmundja sa vinte e avanconte, atij në asnjë moment nuk iu shua dashuria, të dhënit dashuri kundrejt nesh. Kur hap videot e shoh që fëmijët e mi janë rritur aq sa kanë mundur me gjyshin, dhe ajo çka ngre kokën lart dhe i them faleminderit Zotit, është vetëm që unë e humba atë, në një moment që ai ende na mbante mend, dhe kam ende imazhet e tij që më falte dashuri, se më pas pasur pikë të dobët, deri në ditën e fundit kur ra në koma, iu thoshte infermierëve që unë jam shpirti i tij, dhe këtë kam imazh të fundit të babit dhe nuk dua tjetër”.
Po ashtu, Vokshi thotë se nuk e pranon vdekjen, ajo shprehet se pas vdekjes prezenca e atij personi ndihet akoma, vetëm se kanë shkuar në një vend tjetër ku mund të të mbrojnë më mirë.
“Konceptin e vdekjes gjithkush mund ta kuptojë. Nuk ke pse ta pranosh vdekjen, unë nuk e kam pranuar vdekjen e babait tim, e di që është diku, lutem çdo ditë që nëpërmjet ëndrrave ose gjatë ditës ta ndjejë prezencën e tij, dhe po më ndodh kjo. Ata kanë shkuar diku që të na mbrojnë më mirë se sa ishin këtu”, tha Jonida Vokshi.