Edi është banori më i ri i cili i është bashkangjitur shtëpisë më të famshme në Kosovë, raporton Sinjali.
Nuk kanë kaluar ende tri ditë nga hyrja e tij, Edi dëgjohet duke përdorur fjalor mjaftë të vrazhdë për Gresën.
Edi në një bashkëbisedim me Drilonin te tualeti, tha se “Çikat si puna Gresës duhet mi lidhe e mi rreh thupër”.
Ndonëse stafi i Big Brother ia tërheq vërejtjen atij, Edi vazhdoi se të mos kishte ndodhur asgjë.