Pasi e dhunoi, Teuta Selimi i jep fund martesës me burrin e saj

Mediale Vip

Pasi e dhunoi, Teuta Selimi i jep fund martesës me burrin e saj

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 09:10
Teuta Selimi dhe Patriot Neziri

Pas shumë përfoljesh dhe aludimesh, është bërë e qartë se martesa mes këngëtares Teuta Selimi dhe bashkëshortit të saj, Patriot Neziri, ka përfunduar.

‘Prive’ raporton se dyshja, të cilët kishin kohë që po përballeshin me probleme të thella martesore, u përballën me bujën në media pas një incidenti, i cili shërbeu si pikë kthese për marrëdhënien e tyre.

Për një periudhë të gjatë pas këtij ngjarje, nuk pati më informacion apo komentime të reja lidhur me statusin e tyre. Pas një periudhe heshtjeje, media ka zbuluar se Teuta dhe Patrioti janë zyrtarisht të ndarë dhe nuk jetojnë më së bashku.

Edhe pse kanë dy fëmijë nga kjo martesë, duket se marrëdhënia mes tyre është ftohur përgjithmonë. Një tjetër detaj që tregon për ndarjen e tyre të plotë është fakti se ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke treguar se gjithçka është përmbyllur mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat