Drenusha flet për Arionin me Dianën: Shumë xheloz, nuk po e mendon më lojën

Mediale Vip

Drenusha flet për Arionin me Dianën: Shumë xheloz, nuk po e mendon më lojën

Më: 18 nëntor 2024 Në ora: 09:57
Drenusha dhe Diana

Diana është shprehur tek Drenusha për debatin e ashpër që pati me Arionin për shkak të dënimit që ajo pësoi në Sfidën e Kapitenit.

Ajo u shpreh se Arioni nuk duhej të prishte raportin për këtë gjë pasi sipas saj e ka treguar se raportin me të nuk e ka aspak lojë.

“Unë i thash që e vazhdojë lojën dhe është keq se unë e kam shfaqë jashtë që me të nuk e kam lojë dhe për këtë me u prish”, u shpreh Diana

Ndërkohë, Drenusha u shpreh se Arioni është shumë xheloz dhe nuk e mendon aspak lojën.

“Ai po xhelozon shumë – tepër. Ai nuk po mendon aspak për lojën por vetëm ti e ai dhe nuk po mendon se për këtë ecni në shtëpi bashkë të dy”, u shpreh Drenusha.

Diana, mes tjerash, u shpreh se asnjëherë nuk do të ndante shtratin me dikë tjetër – por se kjo është sfidë dhe duhet ta realizojë.

Për më shumë detaje, klikoni në videon në linkun më poshtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat