Xheneta Fetahu vazhdon të jetë një nga banoret më të zëshme në shtëpinë e famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ajo tashmë është përfshirë në disa debate me banorët e tjerë, e së fundmi një të tillë e kishte edhe me boksierin Drilon Rama.
E njëjta u kritikua tejet shumë për sjelljet e saj, gjuhën dhe fjalorin karshi të tjerëve.
Në lidhje me këtë, Vëllai i Madh ka marrë një vendim për konkurrenten e lartpërmendur.
Asaj i kumtohet se do të shkojë direkt në televotim, bashkë me banorin tjetërin Eduart Kuqi.
Kjo nëse i shpëton nominimit në natës së sotme (e hënë), ku është në garë me Drenusha Latifin, pas avantazhit të Gresës.
Pritet të shihet se si do të jetë rrjedhoja e gjithë kësaj në Big Brother.