Jonida Maliqi në Gjykatë! Çfarë ndodhi me këngëtaren?

Mediale Vip

Jonida Maliqi në Gjykatë! Çfarë ndodhi me këngëtaren?

Më: 19 nëntor 2024 Në ora: 07:31
Jonida Maliqi

Këngëtarja Jonida Maliqi i dha fund martesës me bashkëshortin, rreth 8 vite më parë

Siç e dimë, ata sollën në jetë një djalë, i cili mban emrin Dan.

Edhe pse kanë kaluar 8 vite pas ndarjes së bujshme, Jonida Maliqi i është rikthyer sërish Gjykatës së Tiranës. Por çfarë ka ndodhur me artisten?

Ajo ka paditur ish-bashkëshortin e saj për mospagesën e pensionit ushqimor për djalin e tyre, Dan, i cili ka nevojë për përkujdesje speciale për shkak të gjendjes shëndetësore.

Pas ndarjes, ish-bashkëshorti i këngëtares duhej të paguante 2 mijë euro në muaj, por nuk ka përmbushur marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat