Kjo video shpërfaq dallaveret me biletën e kthimit të banorëve, më saktë të banores Xheneta Fetahu, e cila mbrëmë u rikthye në shtëpi me biletë kthimi.
Në Prime e dytë të Big Brother Vip Kosova 3, e vetmja banore që nuk ishte pajisur me biletë ishte, Xheneta.
U dha një arsyetim se kinse qysh netët e para për të ishte vendosur një “sfidë” për banoren.
“Jo më kot kutia jote e fatit mungonte, pasi vëllai i madh ka një sfidë për ty – ti ke vetëm 1 minut kohë për ta gjetur”, i tha moderatorja Xhenetës.
Se diçka nuk shkoi me biletën e Xhenetës u pa edhe mbrëmë, kur ajo doli si më pak e votuara në garën në dysh me Drenushën.
Spekulimet e fansave të spektaklit shpërthyen në rrjetet sociale, duke sugjeruar se mund të kishte ndodhur një manipulim.
Ata vërejtën se kutia e biletës duket se ishte e hapur dhe Xheneta vetë krijoi dyshime, duke thënë se përpara se ta hapte plotësisht, kishte lexuar se aty shkruhej “Ti kthehesh në shtëpi”.
Edhe banorët brenda shtëpisë kanë ngritur pikëpyetjet se rikthimi i saj ka qenë i manipuluar.