Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Xheneta dhe Xuxi, nuk po gjejnë paqe në raportin mes tyre.
Ditën e sotme të dy janë lëshuar në një gjuhë denigruese ndaj njëri-tjetrit ku nuk u kursyen fare.
Xheneta u shpreh se Xuxi në vazhdimësi gënjen teksa Xuxi e quajti ‘fake’ banoren teksa i referohej edhe me ‘Miss Lupçi’.
“Pa rrejt ti se din njeri çka o rrena – pa rrejt Xuxi se din kurrkush çka o rrena e të rren sy më sy”, u shpreh Xheneta.