Xuxi dhe Vullneti kanë pasur një debat për temën e nxehtë ‘Fshat-Qytet’.
Vullneti e pyeti Xuxin pse po përmend gjithmonë fshatin, pasi ky i fundit i tha Xhenetës me ironi “Ik, shko në katund!”.
Derisa Xuxi u shpreh se në fshat njerëzit nuk janë mendje hapur, Vullneti i reagoi duke e pyetur se çfarë ka kundër fshatit.
“Në katund, qitu mendja në kuptimin jo që katundarët s’kanë mend, por ideja është që në katund njerëzit nuk kanë mendje hapur”, tha ai.
“Njerëz të njëjta janë, si në Prishtinë si në Negroc sikur në Komoran, krejt njëjtë”, u shpreh Vullneti.